Kreu i grupit parlamentar socialist, Bleddi Çuçi, ka paralajmëruar ndëshkimin e deputetëve të opozitës, të cilët nuk lejuan nisjen e seancësplenare të prashikuar për ditën e sotme.
Ai tha para gazetarëve jashtë sallës së Kuvendit, se ka kërkaur mbledhjen e Këshillit të regullore, do të shihen kamerat dhe ata që nuk lejuan mbledhjen normale do të marrin dënimin.
Sipas tij askush nuk mund t’i shpëtojë dënimit të merituar në momentin që shkel rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë.
“Nuk kemi gjë kundër opozitës por për njerëzit që kanë zaptuar Kuvendit. Duhen para kamerat.
Kush bën këtë akt duhet të marrë dënimin, edhe kolegët e mi në atë kohë kanë marrë dënimin.
Kur ka votuar Basha, nuk votoi as rezolutën e përbashkët”, tha Bledi Çuçi.