Eksperti i IT, Gent Progni ka thënë se do të depozitojë në SPAK një kallëzim penal për grantet e dhëna nga ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, të drejtuar nga Edona Bilali, pasi janë zbuluar mangësi.
Ai tha në emisionin “Panorama e Mëngjesit” se është arritur të zbulohet një skemë se si jepen para, grante për persona të lidhur me ministren.
“Kemi zbuluar një person të lidhur si punonjëse e minsitres në kompaninë që ka pasur më parë konsulence e auditimi e cila ka marrë shumë para po s’ka çuar asnjë ide”, tha ai.
“Po përgatisim një denoncim dhe për në SPAK se kemi gjetur shumë mangësi, persona që vetëm lidhen me ministren s’kanë asnjë ide, s’kanë prezantuar asgjë e paratë i kanë marrë vetëm se kanë një lidhje me ministren.
Kemi zbuluar kompaninë që është marrë me fushatën e ministres në kohën që kandidonte, kompani e cila s’ka çuar asnjë ide por ka marrë shumë para.
Kemi zbuluar një person të lidhur si punonjëse e ministres në kompaninë që ka pasur më parë konsulence e auditimi e cila ka marrë shumë para po s’ka çuar asnjë ide, të gjitha këto do i cojmë në kallëzim”, tha Progni. /albeu.com