Djegia e makinave në Kamëz, arrestohet autori

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga autorin e zjarrvënies ndaj shtatë makinave në një biznes në Kamëz. I arrestuari është shtetasi me inicialet Amarildo Saliu 23-vjeç.

Dyshohet se i riu i ka vënë flakën një makine në parkim, ku si pasojë janë djegur disa automjete. Në kohën që 23-vjeçari ka djegur makinat ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Policia po heton se cilat ishin shkaqet që i riu ndërmori këtë veprim.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Amarildo Saliu.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:

A. S., 23-vjeç, banues në Zall Mner, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka djegur një automjet në një parkim në rrugën “Donald Trump”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur edhe disa automjete të tjera. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 23-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi””, njofton policia.


Shtuar 6.06.2024 14:28