Një ditë pasi u shmang tragjedia, autobusi i linjës së unazës së Re “Go Green” është ende në mes të Lanës.
Aksidenti i frikshëm ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi të kinema Agimi, ku autobusi plot me njerëz u përplas me një makinë tip Benz, duke përfunduar më pas të dyja më mes të lumit Lanë.
Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë e autobusit teksa ishte me pasagjerë.
Pas përplasjes autobusi ka humbur drejtimin dhe ka marrë para Benzin duke përfunduar të dy në Lanë, ndërkohë që ka pasur dhe 5 persona të lënduar, dy pasagjerë të makinës dhe 3 që ishin në autobus.
Kujtojmë që autobusët e Unazës dhe shoferët e tyre janë denoncuar shpesh në media, për shkak se ecin me shpejtësi të lartë, por jo pak herë disa nga drejtuesit e këtyre mjeteve janë kapur edhe me sasi të lartë alkooli, duke vënë në rrezik jo vetëm pasagjerët por edhe qytetarët dhe mjetet e tjera në rrugë.