Djali vret nënën e tij në sy të dy motrave binjake

Një grua 61-vjeçare, Begona Gancedo, u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Cologno Monzese , në provincën e Milanos.

Djali 28-vjeçar i gruas është arrestuar me akuzën e vrasjes me dashje, dhe është shtruar në spital ku po mbahet nën mbikqyrje. Karabinierët e kompanisë Sesto San Giovanni kanë ndërhyrë me kërkesën e disa fqinjëve të cilët kanë dëgjuar zhurma dhe britma që vinin nga një apartament.

I riu dyshohet se ka vepruar vetëm, ndërsa motrat e tij, binjake 24-vjeçare me sindromën Down, flinin në dhomën e tyre. Të hënën ai ishte parë teksa endej në rrugë, duke bërtitur se do të vriste nënën e tij, aq sa banorët telefonuan 112.

Begona, e lindur në Spanjë, por një shtetase italiane në të gjitha aspektet, ishte e martuar në Cologno Monzese dhe punonte në biblioteën e qytetit. Bashkëshorti i saj vdiq nga një atak në zemër 15 vjet më parë, duke e lënë atë vetëm me tre fëmijë shumë të vegjël.

Motivi i krimit ende po hetohet. Kur i riu u tërbua, disa banorë kanë telefonuar në 112. “Ai ishte duke bërtitur dhe duke thënë se do të vriste nënën e tij, më pas e vrau”, tha një mik i viktimës.

Kur karabinierët mbërritën në vend, bënë zbulimin makabër. 61-vjeçarja ishte e pajetë në shtratin e saj, në një pellg gjaku. Në gjoks dhe në bark, shenjat e plagëve me thikë. Aty pranë u gjet edhe arma e vrasjes, një thikë kuzhine. Në shtëpi djali i supozuar vrasës dhe dy motrat. “Vuaj nga zemra, dua të shkoj në spital”, tha 28-vjeçari në polici.