Pogba shenja lamtumire: Te United nuk e di rolin tim

Paul Pogba duket i pakënaqur te Manchester United. Në një intervistë për “Le Figaro”, ai shprehu me sinqeritet situatën e tij te United.

“Unë luaj në kombëtare dhe e di rolin tim. Ndjej besimin e trajnerit, të bashkëlojtarëve dhe në krahasim me Manchester United është komplet gjë tjetër.

Atje unë ndryshoj shpesh pozicion dhe është e vështirë për mua të kem ecuri.  Atje ndryshon shpesh edhe sistemi i lojës, nuk ka një modul bazik. Unë shkoj mirë me trajnerin, por a kam vërtet unë një rol te Manchester United? E bëj shpesh këtë pyetje me veten por nuk kam përgjigje.

Të jem i sinqertë, pesë sezonet e fundit nuk më kënaqin. Këtë sezon nuk do të fitojmë asgjë. Unë jam një person që punoj fortë dhe për këtë gjë dua të shpërblehem me trofe, dhe jo më me para”, është shprehur Pogba./ h.ll/albeu.com

Shtuar 23.03.2022 08:13