Djali grushtoi Berishën, flet e ëma e Gert Shehut: Ai është i sëmurë, nuk është agjent

ëna e 31-vjeçarit Gert Shehu i cili sot sulmoi me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën gjatë protestës, hodhi poshtë akuzat se djali i saj është agjent krimesh apo i lidhur me policinë.

Në një intervistë për gazetarin e Euronews Albania, Ermira Kaçaçi tha se djali i saj ka çrregullim bipolar dhe mjekohet prej 5 vjetësh. Ajo mohoi aludimet se djali i saj mund të jetë agjent apo i infiltruar.

“Ai nuk është as agjent, as ka lidhje me policinë. Është i sëmurë me çrregullim bilpolar, ka epikrizë, mjekohet prej 5 vjetësh. Nuk e dija ku ishte. Në mëngjes e lashë të qetë, i thashë rri në shtëpi, sikur ta parandjenja. Ka qenë 2 herë në urgjencë të psikiatri, 1 herë e kam çuar me polici se ka qenë keq”, tregoi nëna e 31-vjeçarit.

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.