Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar Partinë Socialiste me rastin e 31-vjetorit të krijimit.
Ai e nis mesazhin e tij me fjalët “Partia Socialiste kremton sot si parti- shtet përvjetorin e ndërrimit të emrit”.
Berisha vazhdon duke shkruar se PS sot nën drejtimin e Edi Ramës kremton përvjetorin e ndërrimit të emri si parti e veprave më të zeza.
Ai shton se si parti antikombëtare shndërroi Tiranën në Beogradin e Vogël që u shet shqiptarëve interesat e Serbisë, për interesa të Shqipërisë dhe që duke zbatuar platformën e Vaso Çubrillivicit, përzuri në 4 vite 540 mijë shqiptarë nga vendi.
Postimi i Berishës:
Partia Socialiste kremton sot si parti-shtet pervjetorin e nderrimit te emrit!
Te dashur miq,
Sot, partia e PPSH feston diten e pagezimit te saj te trete me emrin qe mbart sot.
Ajo u themelua me 8 nentor te vitit 1941 nga serbet Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha si Partia Komuniste e Shqiperise. Per shkak te genocidit dhe krimeve kunder njerzimit qe kreu gjate luftes si nje parti terroriste e vertete, pas lufte emri u nderrua nga PKSH ne Partia e Punes se Shqiperise dhe perseri per shkak te genocidit dhe krimeve kunder njerezimit qe ajo si parti-shtet, nen udheheqjen e diktatorit gjakatar Enver Hoxha kreu per dekada ne pushtet, u detyrua qe me 12 qershor te vitit 1992, te ndryshoje emrin ne Partia Socialiste e Shqiperise.
Pas disa perpjekjeve te bera nga Fatos Nano dhe nje grup te rinjsh per reformimin e saj, kjo parti nen udheheqjen e Edi Rames eshte shendrruar perseri ne nje parti-shtet e lidhur gjeresisht ne kreun e saj, me drogen, krimin dhe vjedhjet e medha te fondeve dhe pasurive publike.
Kjo parti sot, nen drejtimin e Edi Rames kremton pervjetorin e nderrimit te emrit si parti e veprave me te zeza dhe mynxyres se vertete kombetare si parti antikombetare qe shnderroi Tiranen ne Beogradin e Vogel qe u shet shqiptarve interesat e Serbise per interesa te Shqiperise, dhe qe duke zbatuar platformen e Vaso Çubrilliviçit, perzuri ne 4 vite 540 mije shqiptare nga Shqiperia.
Kjo parti, me ne krye Edi Ramen, ndertoi narkoshtetKeto 9 vite ne pushtet, Partia Socialiste mbylli dyert e BE-se per Shqiperine!
Edi Rama, ne krye te PS me lidhjet e tij te krimit, shnderroi Shqiperine ne epiqender operative te organizatave kriminale te rajonit, Europes, Amerikes se Veriut e Amerikes se Jugut dhe Lindjes se Mesme.