Ditë triumfi për Kosovën: Asnjë viktimë nga koronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 2,733 mostra prej të cilëve rezultojnë 19 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Numri total i rasteve pozitive është 107,429 raste nga 614,090 persona të dyshimtë dhe 2,241 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 177 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103,143 raste.


Shtuar 1.06.2021 15:20