“Ditë historike”, Zelensky konfirmon se Khersoni po i rikthehet Ukrainës

Pas njëfarë kujdesi nëse Rusia po tërhiqej vërtet nga Kherson, presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se qyteti po i kthehet në duart e Ukrainës.

“Sot është një ditë historike. Ne po e kthejmë Khersonin”, ka shkruar ai në Telegram, përcjell Telegrafi.

Njësitë speciale ukrainase janë tashmë brenda qytetit dhe më shumë trupa janë në rrugën e tyre, ka bërë të ditur ai.

“Ukraina e kthen gjithmonë të sajën”, tha ai, duke lavdëruar civilët që “kurrë nuk u dorëzuan”.

Ai shtoi se civilët tashmë po hiqnin simbolet ruse nga rrugët dhe ndërtesat e qytetit. Zelenskyy, së bashku me shumë zyrtarë të tjerë ukrainas, kishin shprehur më parë dyshime nëse Rusia po tërhiqej vërtet nga zona.

Megjithatë, ushtarët rusë u panë sot duke ikur nga qyteti dhe flamujt ukrainas u ngritën mbi ndërtesat qeveritare.

Në orët e para të së premtes, u bë tërheqja e plotë e trupave ruse nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në Kherson. Ndërkohë festa veçse ka filluar në qytetin Kherson, nga ku banorët mirëpritën me brohoritje trupat e para ukrainase./albeu.com


Shtuar 11.11.2022 19:36