Vajza e kryedemokratit Lulzim Basha, Dafina, feston sot ditëlindjen.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e kreut të PD, Aurela, me anë të një postimi në Instagram.
Ajo ka postuar dy fotografi, përmes të cilave ka bërë të ditur edhe ditëlindjen e vajzës së tyre.
Ndërkohë kryedemokrati duket se ka gjetur pak qetësi pranë familjes, në mes të betejës së ashpër politike që po zhvillon me Berishën për drejtimin e PD-së, por edhe me Ramën./albeu.com/