Ambasadorja amerikane Yuri Kim përmes një postimi në ‘twitter’ ka shprehur mbështetjen e SHBA në garantimin e lirisë së shtypit të lirë.
Sipas saj demokracia është një proces i cili kërkon liri të shprehjes por edhe qaje në informacine faktike që sigurohen nga mediat e pavarura.
“Në ditën ndërkombëtare të lirisë së Shtypit, SHBA riafirmon mbështetjen për lirinë e shtypit dhe për sigurinë e gazetarëve dhe punëtorëve të medias në të gjithë botën, përfshirë. Demokracia kërkon liri të shprehjes dhe qasje në informacione faktike dhe të sakta të siguruara nga media të pavarura”- shkruan Yuri Kim.