Dita e fundit në Kuvend, deputetja e “kërpëratave” i kthehet gazetarëve: Ç’ju duhet juve?

Edhe për deputeten e opozitës së re, Majlinda Halilaj kjo është hera e fundit që merr pjesë në Kuvend.
Ishte pikërisht fjalimi me “kërpëratat” ai i cili i bëri të famshme, jo vetëm për shkak të gabimeve dhe lapsuseve, por gjithashtu edhe për faktin se rezultoi një fjalim i vjedhur.

Këtë të mërkurë ajo është pyetur nga gazetarët nëse i vinte keq që nuk do të ishte më deputete në Kuvend.

Ndërkohë, pyetjes se cili ka qenë ligji më i rëndësishëm që ajo ka votuar gjatë muajve që ka qenë në Parlament, deputetja i është përgjigjur me arrogancë.
“Ç’ju duhet juve”, tha Majlinda Halili, e cila nuk preferoi as të ndalojë gjatë kohës që gazetarët i bënin pyetje, por ajo vijonte të hynte në Kuvend, teksa në vesh mbante telefonin.

BISEDA JASHTE KUVENDIT
Pyetje: Ju vjen keq që nuk do jeni më në Parlament?
Jo nuk më vjen keq.
Pyetje: E keni përmbushur misionin tuaj?
E kemi përmbushur.
Pyetje: Për cfarë do mbaheni mend?
Besoj se kam punuar shumë
Pyetje: kush është ligji më i rëndësishëm që keni votuar?
Ç’ju duhet juve?


Shtuar 7.07.2021 12:05