Dita e dytë e Bill Clinton në Shqipëri, takim me kryeministrin Rama në vilën 30

Sot është dita e dytë e vizitës së presidentit të 42-të të SHBA-ve ne Shqipëri, Bill Clinton.

Ish-presidenti amerikan u prit dje nga kryeministri Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar në Rinas.

Vizita e Clinton në Shqipëri përkon me festën e pavarësisë së SHBA-së, 4 korrik. Clinton u vlerësua dje me “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”.

Sot Clinton po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi po zhvillohet në vilën 30, rezidencën qeveritare pranë Kuvendit./albeu.com/


Shtuar 4.07.2023 11:36