Dita e Diasporës, Rama: Respektojmë të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një postim në rrjetet sociale në të cilin ka ndarë disa histori nga shqiptarët që janë kthyer nga emigracioni në atdhe.

Me rastin e Ditës së Diasporës ai shpreh përulje dhe respekt për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë, e po ashtu shpreh mirënjohje për plot të tjerë që janë kthyer në atdhe për të investuar.

“Dhe në Ditën e Diasporës me përuljen plot respekt për të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë, po edhe me mirënjohjen e admirimin për plot të tjerë që janë kthyer në atdhe për të investuar dijet e fituara bashkë me kursimet në emigracion, duke u bërë shembuj frymëzues suksesi moral e financiar për ata që janë ende jashtë, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama.

Mësohet se po ashtu sot do të mbahet mbledhja vjetore e Këshillit Koordinues të Diasporës, ku pritet të mbajnë fjalën e tyre kryeministri Rama dhe Ministrja Xhaçka./albeu.com


Shtuar 18.12.2022 09:00