Dita e 8-të e zjarrit në Tomorr, digjen 25 ha pyll me pisha

Mali i Tomorrit vijon të jetë nën pushtetin e flaktëve. Sot shëohet dita e 8-të që nga rënia e zjarrit në kurorën me pisha.

Flakët e zjarrit janë përhapur nga era si dhe nga temperaturat e larta, ndërkohë po punohet nga ajri për shuarjen e flakëve.

Mësohet se që prej mbrëmjes së djeshme helikopterë kanë hedhur ujë, dhe gjithashtu po punohet edhe nga toka për shuarjen e flakëve.

Gjithashtu janë angazhuar dhe forca nga AZDM Berat.

Deri me tani mendohet të jenë djegur rreth 25 ha pyll me pisha.  Në pranga kanë rënë dy persona të dyshuar për zjarrvënien. Ata janë Bardhyl Murati, Elton Topi të arrestuar në Poliçan./albeu.com


Shtuar 5.07.2021 11:56