Edhe pse moti nuk është në favor të një proteste, qytetarët kanë vijuar për të 25-ën ditë radhazi reagimin e tyre kundër qeverisë aktuale.
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar protestues me megafonë, flamuj dhe pak pankarta, numri i të cilave duket më i kufizuar për shkak të reshjeve.
Të lidhura
None found
Pjesëmarrja deri tani paraqitet më e ulët krahasuar me ditët e mëparshme, megjithatë mbetet për t’u parë nëse numri i tyre do të rritet, ndonëse kushtet e motit janë përkeqësuar.
