Dita Arbëreshe dhe Samiti i Diasporës, Rama: Tirana mikpret shqiptarët nga e mbarë botën

Tirana do të mikpresë shqiptarët nga e gjithë bota në në Ditën Arbëreshe dhe Samitin III të Diasporës, që do të mbahet më 22 dhe 23 Nëntor.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se do të shërbejnë si pikëtakimi për t’i dhënë vëmendjen që meriton shqiptarëve në fushën e arsimit, shëndetësisë, biznesit, artit dhe kulturës, dhe duke e parë Diasporën si një vlerë dhe pasuri e kombit.

Postimi i Ramës:

Tirana mikpret shqiptarët nga mbarë bota, në eventin e kthyer traditë tashmë, në Ditën Arbëreshe dhe Samitin III të Diasporës, që do të mbahet më 22 dhe 23 Nëntor

Një rikthim në vendin e Shqiponjave, duke përqafuar trashëgiminë shqiptare, Kongresi i Arbëreshëve dhe Samiti i Diasporës do të shërbejnë si pikëtakimi për t’i dhënë vëmendjen që meriton shqiptarëve në fushën e arsimit, shëndetësisë, biznesit, artit dhe kulturës, dhe duke e parë Diasporën si një vlerë dhe pasuri e kombit. SHIHEMI NË TIRANË


Shtuar 2.11.2023 10:50