Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamas në Gaza tha se numri i të vdekurve në luftimet e kësaj jave midis Hamasit dhe Izraelit ishte rritur në 145. 41 prej tyre ishin të mitur, njoftoi ajo.
Thuhet gjithashtu se mbi 1.000 vetë janë plagosur nga sulmet e Izraelit, raporton BBC.
Ministria nuk specifikoi sa operativë u vranë në Hamas ose organizata të tjera palestineze në Gaza.
Ndërkohë, autoritetet izraelite njoftuan se shumë terroristë u vranë dhe se disa vdekje u shkaktuan nga raketa të hedhura në Izrael, por shpërthyen në Gaza. Gjithashtu autoritetet izraelite njoftuan se dhjetë shtetas të tyre janë vrarë,
Ushtria izraelite njoftoi se 278 raketa u qëlluan në drejtim të Izraelit nga Gaza. Nga ato, 40 raketa ranë në Gaza, sipas Forcave të Mbrojtjes Izraelite.
IDF gjithashtu thotë se sistemi i mbrojtjes nga raketat Iron Dome rrëzoi “dhjetëra raketa”.