Distria Krasniqi i siguroi Kosovës medaljen e artë olimpike, Basha: Krenari!

Distria Krasniqi u shpall kampione xhudoje në Lojërat Olimpike në Tokio, ku fitoi përballë japonezes Funa Tonaki në arenën “Nippon Budokan”.

Ajo fitoi medaljen e artë olimpike.

Urimet ndaj saj nuk kanë mnguar nga figura të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri.

Edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka uruar, përmes një postimi në Instagram, ku shkruan: “Krenari”, shoqëruar me flamurin e Kosovës./albeu.com


Shtuar 24.07.2021 12:37