Disa arsye pse mangoja duhet të jetë pjesë e dietës tuaj

Mangoja është një frut me vlera të larta ushqyese, i pasur me fibra dhe shumë mbushës, pa na ngarkuar me shumë kalori.

Shumë njerëz e quajnë atë “mbreti i frutave”, për shkak të vlerave të madhe ushqyese, por edhe shijes së saj mahnitëse.

Ngrënia e një mangoje në ditë mbulon 40% të nevojave tona për fibra, duke ndihmuar zorrën të funksionojë më mirë dhe duke ulur rrezikun e kancerit të caktuar.

Mangot kanë pak yndyrë dhe pak kalori (59 për 100 g). Është një ushqim me natrium të ulët, prandaj mund të konsumohet nga njerëzit që ndjekin një dietë për të kontrolluar presionin e gjakut.

Për më tepër është e pasur me një enzimë që ka efekt qetësues në stomak dhe përmban beta karotinë. Konsumi i sasive të mëdha të këtij antioksiduesi vepron si një “mburojë” kundër kancereve të caktuara.

Është gjithashtu një burim i mirë i kaliumit dhe vitaminës B6 që kërkohen për prodhimin e hormoneve GABA në tru. Karbohidratet komplekse, si ato të mangos, ndihmojnë në stimulimin e metabolizmit dhe kështu trupi djeg më shumë kalori. Është aleat i pacientëve me diabet pasi rregullon nivelet e sheqerit në gjak. Gjithashtu, qetëson poret e bllokuara të lëkurës dhe është i përshtatshëm për njerëzit që vuajnë nga aknet./albeu.com


Shtuar 8.06.2021 22:45