Foto ilustruese
Policia e Mirditës ka zbardhur dhe dekomentuar prova mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Mirditë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri Martin Prenga.
Blutë në orët e para të paradites së sotme vunë në pranga autorin, ndërsa proceduan në gjendje të lirë vëllane e tij, i cili e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes.
Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e armës së zjarrit tip pistoletë e cila dyshohet se është përdorur për plagosjen.
Autori i ngjarjes dhe vëllai e tij janë identifikuar si Florin dhe Altin Gjoka. Sipas “bluve” Florin Gjoka ka tentuar ta vrasë 51-vjeçarin, por plumbat e kanë kapur nga këmbët duke e plagosur rëndë.
Njoftimi i policisë:
Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Fan, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Martin Prenga.
Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes, procedohet në gjendje të lirë vëllai i tij, i cili e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, falë veprimeve të shpejta e profesionale hetimore, duke administruar çdo provë në vendin e ngjarjes dhe pamje filmike, si dhe duke shoqëruar e pyetur disa shtetas, në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fan, Mirditë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Martin Prenga., 51 vjeç, banues në Mirditë.
Në përfundim të veprimeve procedurale është arrestuar shtetasi Florja Gjoka., 21 vjeç, banues në Mirditë, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi A. Gjoka., 21 vjeç, banues në Mirditë.
Në autostradën Rrëshen-Kukës, në Fan, Mirditë, shtetasi Florja Gjoka. ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Martin Prenga., i cili si pasojë ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, shtetasi A. Gjoka. e ka ndihmuar vëllanë e tij, shtetasin Florja Gjoka. që të largohet nga vendi i ngjarjes dhe të fshihet.
Vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësinë e të gjithë personave të përfshirë në këtë konflikt, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur nga autori.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në ngarkim të shtetasit Florja Gjoka., dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, në ngarkim të shtetasit A. Gjoka. /albeu.com