Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Tiranë, ku Arsen Muskurti qëlloi për vdekje vëllain e tij, Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti.
Viktimat
Autori Arsen Muskurti
Ngjarja ndodhi në zonën e Myslym Shyrit në kryeqytet, në rrugën Islam Alla, brenda një agjencie udhëtimesh.
Ngjarja brenda agjencisë ndodhi vetëm në 14 sekonda, dhe më pas autori i krimit u largua nga vendngjarja.
Pas arratisë disa minutëshe, ai u kap nga forcat e policisë dhe forcat speciale RENEA në zonën e “5 majit në Tiranë.
Në vendngjarje u gjetën 5 gëzhoja me të cilat autori kishte qëlluar viktimat.
Ditën e sotme u mësua se viktima Dritan Muskurtu kishte dorëzuar në gjykatë kërkesë për urdhër-mbrojtje nga vëllai.
Gjithashtu burimet bëjnë me dije se edhe qytetarë të tjerë kishin bërë kallëzime për autorin e krimit.
Dje, fletëthirrja nga gjykata i ka shkuar 38-vjeçarit Arsen Muskurti dhe kjo duket se e ka tensionuar edhe më shumë situatën dhe menjëherë pasi ka marrë fletëthirrjen nga gjykata, Arsen Muskurti ka shkuar te agjencia ku ndodhej vëllai dhe kunata e tij dhe i ka vrare me armë zjarri. Ata kanë pasur shumë probleme konflikte për një kohë të gjatë ndërmjet njeri-tjetrit për pronësinë e agjencisë turistike.
Mësohet se dy ditë para ditës së vrasjes, vëllezërit ishin konfliktuar edhe për parkimin e makinave.
Një tjetër shkak për konfliktin kanë qenë edhe disa postime në rrjetet sociale, ku autori i ngjarjes pretendonte se Nora Muskurti, përmes një adrese false në një grup Whatsapp, fliste keq kundër tij dhe familjes së tij.
Dukej se krimi i ndodhur ditën e djeshme ishte i paralajmëruar edhe në rrjetet sociale, ku Arseni përmes disa postimeve në faqen e tij në Facebook pretendonte se drejtësia do të vendosej në vend.
Pasi kreu krimin, Arsen Muskurti fshehu armën në kasafortën e biznesit të tij, ngjitur me atë të vëllait që vrau dhe më pas shkoi në banesë në zonën e 5 Majit ku edhe është arrestuar nga policia.
Njoftimi i Policisë në momentin që ndodhi ngjarja:
Tiranë/Informacion paraparak
Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë për gjetjen e armës së krimit:
Pas kontrolleve policia ka gjetur pistoleten me te cilen Arsen Muskurti pasditen e djeshme vrau vëllain dhe kunatën e tij.
Burimet bëjnë me dije se pistoleta nuk është gjetur në kosh mbeturinash siç autori pretendoni fillimisht se e kishte hedhur.
Në orët e vona të mbrëmjes ai është marrë në pyetje nga policia dhe peokuroria ku, pasi ka pranuar autorësinë e krimit ka treguar edhe motivet që e çuan për të kryer aktin e rëndë.
Kujtojmë gjithashtu se viktimat ishin prindër të tre fëmijëve, fati i të cilëve ende nuk dihet si do të jetë pas vdekjes së prindërve të tyre.
Gjithashtu bëhet me dije se përcjellja e tyre për në banesën e fundit do të bëhet ditën e sotme në orën 16:00./albeu.com/