“Dimë ca gjëra për ty”, nuk përmbahet Meta: Yuri Kim më kërcënoi në telefon, i them boll (VIDEO)

Ilir Meta i ftuar në Syri Tv ka komentuar ndërhyren e ambasdores Kim në punët e brendshme të Shqipërisë.

Presidenti tha se e respekton  ambasadoren por nëse ajo do të hyjë te punët e Shqipërisë të hyjë tamam dhe jo te luajë lojën. Gjithashtu Meta tha se ambasadorja i ka kërkuar rikthimin e Dovranit në KED.

Ilir Meta: Ambasadoren e dua shumë, e kam shpirt. E përqafoj ambasadoren amerikane, e puth, por i them boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë në këtë mënyrë të njëanshme. Meqë donte të hynte në këtë lojë, le ta bëjmë lojën tama. Kjo zonja më ka marrë në telefon dhe më kërkoi kthimin e Dvoranit në KED. I thashë moj zonjë do respektojmë Komisionin e Venecias. Po ne dimë diçka për ty më tha, kërcënim i hapur, ambasadorja më kërcënoi. Çfarë di ti për mua i thashë moj, ja këtë letër do ta publikoj tani i thashë, edhe pse kisha ndërmned ta publikoja pas mbledhjes së tyre që të mos merrnin vendim të gabuar. Tani po i them të gjithë këto. Le të nxjerrë SHBA-ja çfarë di për mua, nuk e tradhëtoj Kushtetutën.

Shtuar 23.04.2021 22:12