Dikur urimet përcilleshin me një kartolinë, tani urime copy-paste në rrjete sociale

Viti i Ri dhe festat i afrojnë më shumë njerëzit përmes urimeve dhe ndarjes së momenteve së bashku në punë, shoqëri dhe familje.

Atmosfera bëhet më festive nga dhuratat apo dërgimi i urimeve përmes formave të ndryshme. Dikur mesazhet për ndërrimin e viteve dërgoheshin nëpërmjet kartolinave të vogla 5 lekëshe me anë të postës.

Po tani a vijon të ruhet kjo traditë në kushtet kur ekziston internet, rrjetet sociale dhe komunikimi me kamera?

Po, kanë mbetur dhe disa njerëz që edhe pse numri vit pas viti redukutohet ende dërgojnë kartolina.

Në fund të fundit festa nuk do kishte të njëjtin kuptim pa kartolina dhe dhurata.

Pak rëndësi ka sa shpenzon dhe çfarë dhuron e rëndësishme është dhurimi I emocioneve të bukura njerëzve të zemrës.

Megjithatë kohët kanë ndryshuar dhe formën e të thënit “Gëzuar!”

Tashmë në shumicën e rasteve urimet ndoshta dhe me raste copy-paste dërgohen me e-mail apo rrjetet e tjera sociale ,duke humbur kështu emocionet e kartolinave të dikurshme.

Për disa kartolina e fundit e dërguar është aq e largët në kohë sa nuk e mbajnë mend kur e kanë dërguar?”

Apo e kujtojnë me shumë vështirësi.

Dikush më shumë e tjetërkush me më pak shpenzime, por dhuratat në të shumtën e rasteve nuk do mungojnë.


Shtuar 31.12.2021 23:05