Birçe Hasko ka lindur në Dukat të Vlorës në 15 mars 1942.
Hasko është një ndër aktorët më të njohur shqiptar të para viteve 90’ dhe që sot punon si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, dega Dramaturgji.
Ai pas shkollës së mesme, e nisi punën fillimisht si mësues në Memaliaj, ku dhe angazhohet me trupën e Estradës amatore të qytetit.
Në vitin 1965 fillon studimet për aktor në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Mbas diplomimit mbahet pedagog pranë këtij Instituti punë ti cilën e vazhdon edhe sot dhënë lëndën e Mjeshtërisë së Aktorit. Për punën e tij akademike i është dhënë titulli “Profesor” .
Në teatër ka interpretuar mbi 12 role. Roli i tij më i realizuar është ai i Milos në komedinë “Shi në plazh” shkruar nga Teodor Laço. Po ashtu një kontribut të çmuar ka edhe në kinematografinë shqiptare, ku ka interpretuar me dhjetëra role. Roli i tij i parë në kinematografi është në vitin 1971 në rolin e ballistit në filmin “Kur zbardhi një ditë”. Më tej do të vazhdonin rolet e tij në shumë filma si ai i Mete Jahos tek filmi “Radiostacioni” në vitin 1979, roli i Syrjait në filmin “Skëterrë 43” në vitin 1980, roli i profesorit në filmin “Gurët e shtëpisë sime” në vitin 1985 si dhe shumë role në filma të tjerë për të mbërritur në rolin e tij më të fundit në filmin “Kronikë Provinciale” në vitin 2009. Në vitin 1991, merr titullin Profesor.
Në vitin 1976, urdhri “Naim Frashëri”, klasi i dytë , në vitin 1988 “Artist i Merituar”. 18 Prill 1987, Medaljonin e Festivalit për interpretimin e rolit të Dajës në filmin “Dhe vjen një ditë” në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 13 deri në 18 prill të vitit 1987. 22 Prill 1989, Çmimi i III-të për interpretimin e rolit të Babait të Danës në filmin “Shkëlqim i përkohshëm” në Festivalin e VIII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 18 deri më 22 prill të vitit 1989. Në vitin 2002 merr titullin “Mjeshtër i Madh” dhe po këtë vit shpallet “Qytetar Nderi” i Orikumit. Birce Hasko është aktor popullor në Shqipëri, ai ka lozur në më shumë se 30 filma. ka mbaruar Institutin e lartë të Arteve dega Dramaturgji dhe sot është petagog në këtë institucion.
Filmografia:
Kronikë provinciale (2009)
I dashur armik – (2004)
Tirana, viti zero – (2001)
Parullat – (2001)….Shoku Sabaf
Nata – (1998)
Fletë të bardha – (1990) (TV)
Kronikë e një nate 1990
Vetmi – 1990, Teki Maliqi
Vitet e pritjes (1989) – Xha Rufeti
Kthimi i ushtrisë së vdekur 1989 – Fshatari që sjell arkivolin e ushtarit të vdekur
Historiani dhe kameleonët 1989 – Nën Toger Muharremi
Bregu i ashpër (1988)
Shkëlqimi i përkohëshëm (1988) – Babai i Danës
Përrallë nga e kaluara – (1987) – Dasmori gaztor
Zëvendësi i grave – (1987), Shef Mesini
Tre ditë nga një jetë – (1986), Kalo Malushi
Dhe vjen një ditë – (1986). Daja
Të shoh në sy (Film TV) – (1985), Andrea
Gurët e shtëpisë sime – (1985)
Shi në plazh – (1984) Milo, teater-komedi
Koha nuk pret – (1984)
Kush vdes në këmbë – (1984).Kryetari i gjyqit
Dita e parë e emrimit – (1981), Shoferi i zv. Ministrit
Në kufi të dy legjendave – (1981) , Xhelua
Sketerre 43 – (1980), Syrjai
Njeriu me top – (1979),Tosun Baçi
Liri a vdekje (film) -(1979), Sotiri
Radiostacioni (film) -(1979)
Koncert në vitin 1936 – (1978). Tellalli
Shtigje lufte – (1974).Tafa Partizani
Kur zbardhi një ditë – (1971)Sulo Ballisti