Dikujt i shpërthen bombla në lokal dhe tjetri i vendos flakën shtëpisë, Durrësi nuk gjen qetësi

Një bombël gazi ka shpërthyer në fshatin Kallëm të Durrësit.

Bombla ka shpërthyer në lokalin e shtetasit M.B. Nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar shtetasit M.B 28 vjeç dhe shtetasja M.k 35 vjeçe.

Momentalisht të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu në fshatin Perlat, në Manëz, shtetasi B.I i ka vendosur zjarrin banesës së tij dhe për pasojë ka mbetur i lënduar. Momentalisht  ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Shtetit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të të dyja ngjarjeve.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacione paraprake

Më datë 21.09.2021, rreth orës 14:45,në Kallm, Durrës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyr një bombël gazi në lokalin e shtetasit M. B.

Nga shpërthimi i bombulës së gazit janë lënduar shtetasit M. B., 28 vjeç (pronari i lokalit) dhe  shtetasja M. K., 35 vjeçe, (kliente), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jahstë rrezikut për jetën.

Rreth orës 15:15, në fshatin Perlat, Manëz, shtetasi B.I., 67 vjeç, dyshohet se i ka vendosur zjarrin banesës së tij e për pasojë ka pësuar lëndime dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjeve./albeu.com