Shtëpia e këngetarëve Naim Abazi e Mihrije Braha në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express këngëtari Naim Abazi, duke konfirmuar se njerëzit kanë shpëtuar.
Të lidhura
None found
“Po është djegur po kemi kemi shpëtuar mirë, njerëzit janë mirë”, tha Abazi për Express.
I pyetur se cili mund të jetë shkaku i shpërthimit të zjarrit, ai u përgjigj “si duket rryma”.
Ai tha se në vendngjarje ka qenë e pranishme edhe Policia e Kosovës, ndërsa në momentet kritike tha se në banesë ka qenë djali i tyre së bashku me partneren.
Këngëtari nuk dha detaje nëse bëhet fjalë për dëme të mëdha materiale./Albeu.com/
