Digjet shpati i Malit të Gjerë, shuarja e zjarreve si mision i pamundur

Rreth orës 04.15, ka nisur operacioni i forcave zjarrfikëse nga toka, për shuarjen e vatrave të zjarrit që ndodhen në shpatin e Malit të Gjerë.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 11 forca të efektivit zjarrfikës Gjirokastër, 34 forca vullnetare të bashkisë Gjirokastër dhe 50 forca të ushtrisë.

Bëhet me dije se më shumë se 11 forca zjarrfikëse të Bashkisë Gjirokastër, 34 forca vullnetare dhe 50 ushtarë janë angazhuan në këtë aksion ndërkohë që situata konsiderohet si kritike.

Zjarri ka një shtrirje rreth 2 km dhe për shkak të terrenit të thyer, po ndërhyet me pompa shpine dhe mjete rrethanore për shuarjen e tij.

Prej disa ditësh në kullotat në lartësitë e Malit të Gjerë kanë qenë aktive disa vatra zjarri, ndërsa flakët po përparojnë me shpejtësi në drejtim të Gjirokastrës dhe rrethinave.

Orët e para të ditës së premte zjarrfikës, efektiva të ushtrisë dhe vullnetarë kanë ecur rreth 4 orë me këmbë për të nisur operacionin për shuarjen e tyre.

Vatra më problematike e zjarrit, ka hyrë nga territori i Bashkise Delvine dhe po avancon në drejtim të qytetit të Gjirokastrës.

Operacioni mbikqyret nga Drejtori i Përgjithshëm i MZSh-së Z. Arben Cara.


Shtuar 12.07.2024 07:36