Një banesë është djegur gjatë natës në lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin e Vlorës.
Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar nga zjarri.
Burime bëjnë me dije se gjatë shpërthimit të zjarrit në banesë ndodhej familja që jetonte në shtëpinë që u dogj. Personat që ndodheshin brenda banesës u nxorën pa lëndime.
Sakaq mësohet se banesa është shkrumbuar nga zjarri, ndërsa nuk ka ende një informacion zyrtar për shkakun e zjarrit.
/albeu.com/