Digjet banesa në Fushë-Krujë, detajet e para

Një banesë në qytetit e Fushë-Krujës është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “SMT” ku mësohet se banesa është djegur pjesërisht.

Raportohet se banesa është në pronësi të shtetasit Asllan Stafasani teksa shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.


Shtuar 24.06.2021 19:14

Tags: ,