Gjatë natës, rreth orës 01.40, në një parkim në lagjen ‘Partizani’, në Mat ka marrë flakë automjeti tip ‘BMW’, në pronësi të shtetasit D. M.
Policia bën me dije se për pasojë, ka marrë flakë dhe një automjet tjetër tip “Benz”, që ishin të parkuara.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje./albeu.com