Këtë të enjte 9 prill 2026, në Zonën e Treshit në Tiranë, janë konstatuar disa dokumente duke u djegur nga disa persona.
Dokumentet po nxirreshin nga një mjet dhe digjeshin aty.
Të lidhura
None found
Njëri nga punonjësit tha se dokumentet i përkasin komunës së Kasharit, ndërsa një tjetër tha se i përkasin ARRSH-së.
Nga pamjet filmike, duket se dokumentet lidhen me projekte rrugësh, supervizime dhe materiale të tjera zyrtare.
Deri tani nuk ka informacione, apo sqarime zyrtare mbi origjinën ose qëllimin e djegies së dokumenteve.
Pamjet filmike tregojnë qartë momentin kur dokumentet nxirren nga mjeti dhe digjen nga disa persona, duke ngritur pyetje mbi rëndësinë e tyre dhe arsyet e djegies.
Pjesë nga biseda:
Erdha për lajmin unë që ka tym këtu o vëlla dhe… çfarë po digjet atje?
Po nxjerrim ca… ca letra.
Të kujt apo?
Tona këto janë.
Tona? Ku punoni ju?
Kush je ti?
Unë jam gazetar.
Gazetar je?
Po, Bled Marku, urdhëro.
Po.
Çfarë letrash janë këto?
Letra, kot fare, një shitje normale, kemi ca letra, kot. Hajde shife, po deshe kontrolloji, si të dish ti.
Po se është e vërtetë domethënë që bën… bëhet një tym kështu…
Na… na thanë po bëhet tym e tjera e tjera me radhë.
Asgjë. Hajde, do t’i kontrollosh po deshe me… me sinqeritet, nuk ka… diskutohet ky muhabet.
S’ka asgjë?
Vetëm shohim ndonjëherë se mos ka ndonjë letër që duhet o burrë. Ndonjë letër kadastre.
E kemi qef ne kadastrën.
E s’ka letra kadastre atje.
Të paktën datojeni, a i filmon? Një, dy, tre janë çfarë janë… me i rregulluar.
Këtu në komunën Kashar?
Po.
Dhe cilës firmë i përkasin këto apo?
Jo bash.
Ku aty i keni marrë kështu, me marrë kështu…
Prefuxho.
Po?
Çfarë t’ju them?
Gjej gjë?
Jo. Po mirë më…
Për Zotin.
Harasho s’os.
Ti do bësh… do bësh…
Po gjë mos… çfarë do bëj?
Jo jo.
Dëgjo… Mos i bie dorës ashtu!
Pse jo?
Mos i bie dorës ashtu, të lutem!
Ti do bësh… do bësh karrierë…
Çfarë do të thotë kjo do bëj unë karrierë?
A e ke parë 10 mijë lekëshin?
S’e mori ai njeri, se duhen për dokumenta ca.
Ti do bësh… do bësh karrierë.
Çfarë do të thotë kjo do bëj unë karrierë?
S’kanë vlerë, pse agjitoheni? A keni protokoll asgjësimi? Marrje dokumentacioni në dorëzim, me i çu te inceneratori që e kanë bërë. Jo këtu në mes të lagjes. Po të qoftë ajo gjë. Tek inceneratori o vëlla.
Dëgjo vëlla, te ky kapitull, mos më kruaj më këtu.
Kush e thotë këtë gjë?
Unë po ta them unë pra!
