Fernando Torres mund të rikthehet në fushë.
Spanjolli vendosi t’i varte këpucët në gozhdë në gushtin e 2019-ës pasi e mbyllur karrierën e tij në Japoni me Sagan Tosu.
Në muajt e fundit, ish-sulmuesi i është dedikuar boksit dhe ka befasuar të gjithë me transforimin fizik.
Gjithsesi, mesazhi i fundit i postuar në Instagram lë të kuptohet se mund të kthehet në fushë.
“Di vetëm një mënyrë për të jetuar: duke luajtur. Për këtë arsye, unë kam vendosur të kthehem, Këtë të premte do të zbuloj se ku do të luaj”, ka qenë mesazhi i ish-numrit 9.
Mbetet për t’u kuptuar nëse 37-vjeçari do të kthehet zyrtarisht si futbollist profesionist apo nëse bëhet fjala për një miqësore ose një ndeshje për bamirësi.
View this post on Instagram