“Di që ai…”/Miku i Flori Mumajesit zbulon arsyen e largimit nga muzika të këngëtarit!

Prej kohësh larg vëmendjes publike, mungesa e Flori Mumajesit nga tregu muzikor ka ngritur shumë pikëpyetje tek fansat. Së fundmi, kompozitori Kledi Bahiti, mik dhe bashkëpunëtor i tij i afërt, ka dhënë një sqarim mbi këtë situatë gjatë një interviste të dhënë së fundmi.

Sipas tij, artisti ka zgjedhur të bëjë një pauzë të vetëdijshme, pas një periudhe të gjatë dhe intensive në muzikë. Ai theksoi se për një krijues, ritmi i vazhdueshëm i punës sjell shpesh lodhje dhe konsum emocional, pasi jep shumë për publikun dhe merr pak në kthim.

Të lidhura

None found

Bahiti u shpreh se kjo shkëputje është e nevojshme për balancë, duke nënvizuar se çdo artist ka nevojë për qetësi dhe rikuperim për të vazhduar më tej.

“Di që edhe ai ndoshta po bën një pause të veten. Është shumë e vështirë për një artist që të qëndrojë gjatë. Sidomos për një krijues që konsumohesh, vetëm u jep njerëzve dhe nuk merr asgjë mbrapsht. Ose ato që merr janë momentale. Besoj që çdo njeri ka nevojë për të marrë qetësinë e vet. Besoj që mirë është”, u shpreh ai.


Shtuar 5.05.2026 11:11