Di Maio konferencë me Ramën: Mbështesim hapjen e negociatave pata fundvitit

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Di Maio është shprehur se Italia mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian brenda vitit.

“Konfirmoj mbështetjen tonë për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në familjen europiane për hapjen e negociatave para fundit të vitit. Kjo do jepte një mesazh besimi dhe optimizmi për të gjithë Ballkanin. Kemi objektiv që në muajt e ardhshëm t’i kemi operative idetë. Ne si italianë duam të jemi protagonistë të realizimit të tyre. Duam të japim një kontribut për rritjen e punësimit dhe forcës ekonomike”, u shpreh Di Maio./albeu.com


Shtuar 17.11.2021 18:55