Dhuratë nga Greqia! Mbërrijnë në Shqipëri 20 mijë vaksina AstraZeneca

Sot në aeroportin Nënë Tereza kanë mbërritur 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca të dhuruara nga Greqia.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“20,000 doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, falë ndihmës së Greqisë për Shqipërinë”

#Mirënjohje qeverisë së Republikës së Greqisë për mbështetjen. Solidariteti na bën më të forte.

Do të #vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.

#ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Rama./albeu.com

 


Shtuar 14.06.2021 11:15