Zhdukja e Ervis Martinajt, trondit Klodiana Lala: Nëse shteti nuk ndërhyn, në trekëndëshin Tiranë-Nikël-Fushë Kuqe do të ketë masakër

Teksa vijon të mbetet ende mister fati i të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj, gazetarja Klodiana Lala është shprehur se nëse shteti nuk ndërhyn, në trekëndëshin Tiranë-Nikël-Fushë Kuqe do të ketë një masakër të vërtetë.

Komentet Lala i bëri teksa ka folur në emisionin ‘Open’ në News24 rreth zhdukjes së Ervis Martinajt.

“Kishte dyshime se kishte marrë pjesë në varrimin e kushëririt të tij, Brilant Martinaj. Po ashtu dy ditë nga data 5 husht ka një moment tjetër të pamjeve vizuale të tij, në datën 9 babai i tij i thotë prokurorisë se ka humbur kontaktet me të birin e tij. Ky është një hetim i vështirë për autoritetet tona. Prokuroria është duke hetuar”, tha gazetarja duke shtuar: “Nëse Jeton Lami flet sa lart shkon inkriminimi i policisë. Nëse shteti nuk ndërhyn në trekëndëshin Tiranë-Nikël dhe Fushë Kuqë do të ketë masakër”, u shpreh Lala.

Kujtojmë se sot megjithëse kanë kaluar rreth 2 muaj nga zhdukja e tij, ende nuk ka një përgjigje rreth fatit të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj./albeu.com/