Personat që po shikoni në foto janë Musa Gudo dhe Ervis Halimi, të arrestuarit për grabitjen dhe vrasjen e Çaush Shehajt në Klos. Ata janë vënë tashmë në pranga dhe akuzon për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”.
Musa Gudo është një person me precedent penalë. Në vitin 2020, ai është dënuar me dy vite burg pasi u shpall fajtor për përdhunimin e 23-vjeçareje në Fier.
Kujtojmë se dy të rinjtë u futën në shtëpinë e Shehajt një natë më parë. Nën kërcënimin e armës, ata dhunuan 89-vjeçarin dhe i morën një shumë parash. Çaush Shehaj u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë.