Dhunuan në grup 11-vjeçaren në Kosovë, 40 vite burg për 4 autorët

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me 40 vite burgim në total katër personat që abuzuan seksualisht me 11-vjeçaren në Kosovë, ngjarje e ndodhur më 27 gusht të 2022-it.

I arrestuari Ekrem Rexhepi, është shpallur fajtor për veprën penale të dhunimit dhe ndaj tij është caktuar dënimi me 15 vite burg.

Vëllai i tij, Gent Rexhepi, i mitur, është dënuar me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej nëntë (9) viteve. I mituri Xhabir Salihu është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe për veprën penale – Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) viteve.

I mituri Gentrit Jashari është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe veprën penale – Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) viteve.

Ndërsa i arrestuari, Shkëlqim Kameri u lirua nga akuzat.

Ngjarja e bërë publike vitin e kaluar, ngjalli reagime të shumta në Kosovë ku u organizuan protesta me kërkesë rritjen e sigurisë për vajzat dhe gratë në vend.

Njoftimi

I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vjetëve, në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

I mituri XH.S është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe për veprën penale – Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) viteve.

I mituri G.R është shpallur fajtor për veprat penale Dhunimi, Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej nëntë (9) viteve.

I mituri G.J është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe veprën penale – Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) viteve.

I akuzuari SH.K është liruar për veprën penale Shërbime Seksuale të viktimës së trafikimit. Vetura e përdorur dhe telefonat e përdorur janë konfiskuar, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko civil./albeu.com/