Dhunuan me mjete të forta një qytetar në Durrës, bien në pranga dy shtetas

Policia e Durrësit ka vendosur në pranga dy persona, mesditën e sotme. Burimet bëjnë me dije se personat e vendosur në pranga, akuzohen për dhunë ndaj një personi.

Sipas raportimeve, B.H., dhe A.H., pas një konfliktii çasti, kanë goditur me mjete të forta personin me inicialet E.P.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Goditën me mjete të forta pas një konflikti të çastit nje shtetas, shoqërohen dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Në lagjen Nr.18 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasit B.H., dhe A.H., kanë goditur me mjete të forta shtetasin E.P., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme, autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. H., dhe A. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 26.09.2021 13:50