Janë arrestuar dy policët malazezë të cilët dhunuan në sy të familjes zyrtarin dhe pedagogun shqiptar, Petraq Milo.
Mediat malazeze raportojnë se dy efektivët që dhunuan Milon në pikën kufitare të Sukubinë – Muriqan në datë 15 janar janë vënë në pranga.
A month ago, Montenegrin police officer attacked Petraq Milo, an Albanian university professor and an advisor to the Albanian president. The video was posted today on facebook and caused public outrage in both counties. pic.twitter.com/l3wbpImFti
— Ljubomir Filipović (@ljubofil) February 21, 2023
Ngjarja mori përmasa të mëdha pas pulikimit në rrjetet sociale ku pati me qindra reagime nga ana e qytetarëve të cilët dënuan këtë krim të rëndë, përfshirë dhe kreun e Bashkisë së Ulqinit.
Ndërkohë që nuk pati një reagim korrekt nga ana e kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili “legjitimoi” dhunën e policëve ndaj ish-këshilltarit të presidentit Ilir Meta, duke thënë se kishte shkelur rregullat e qarkullimit.
/AlbEu.com/