Gjykata e Lezhës ka vendosur të lërë në burg shtetasit Leonard Pepa dhe Sebastiano Malotaj, të cilët në bashkëpunim mes tyre kanë goditur Drejtorin e OSHEE Lezhë, Edmir Përndreca duke e plagosur.
Malotaj dhe Pepa akuzohen për plagosje të rëndë me dashje dhe goditje për shkak të detyrës. Dy të akuzuarit nuk e kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por referuar provave të paraqitura nga prokurori Sabri Kastrati, gjyqtari Ilir Përdeda e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tyre dhe vendosi që t’i lërë në burg.
Vetë Përndreca deklaroi se goditja ka qenë për shkak të detyrës. Ai tha se besimin e ka të plotë vetëm te ligji./albeu.com