Policia e Tiranës ka arrestuar një vajzë të re e cila ka dhunuar nënën e saj.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit E. I., 22 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, të cilës i’u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme”, njofton policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.