Dhunoi të atin, procedohet penalisht 52-vjeçari në Lushnje

Një 52-vjeçar në Lushnje është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhamë. Ndërkohë bëhet me dije se i ati është pajisur me urdhër mbrojtje.

“Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Zh., 52 vjeç, banues në fshatin Zhamë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.


Shtuar 23.06.2024 16:42

Tags: