Dhunoi për vdekje mësuesen mes rrugëve në Londër, shqiptari habit me dëshminë e fundit

Një shqiptar në Angli është pas hekurave për krimin e rëndë ku ai I mori jetën një mësuesje të re.

Viktima u gjet e vdekur në rrugë në Londër dhe për këtë krim u vu në pranga shqiptari Koço Selamaj.

Sipas mediave britanike, ky i fundit udhëtoi nga vendi ku qëndronte Eastbourne për në kryeqytet për të vrarë mësuesen.

Arsyet janë ende enigmatike, pasi ai nuk e njihte më parë Sabina Nessa-n. Hetimet vazhdojnë ndërkohë, por shqiptari edhe pse pranon se e ka dhunuar të renë, nuk pranon se e ka vrarë.

Sipas ekspertizës, vdekja e Sabina-s ka ardhur si pasojë e rrahjes brutale.  Selamaj e ndaloi Nessa-n në një park në Kidbrooke, në jug-lindje të Londrës dhe nisi ta sulmonte fizikisht.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentin kur shqiptari mbante në dorë një objekt, me të cilin goditi deri në vdekje 28-vjeçaren. /albeu.com/

 

 


Shtuar 17.12.2021 08:46