Presidenti i Lille nuk përjashton mundësinë e rikthimit të Hazard

Presidenti i Lille, Olivier Letang nuk e përjashtoi mundësinë e nënshkrimit të Eden Hazard, i cili ka pasur vështirësi për të marrë kohë për të luajtur në Real Madrid deri më tani këtë sezon nën drejtimin e Carlo Ancelotti.

Hazard bëri debutimin e tij në Lille në 2007/08 dhe e udhëhoqi skuadrën drejt një suksesi historik në vitin 2011, kur skuadra e Ligue 1 fitoi titullin e ligës dhe Kupën e Francës.

“Hazard kthehet në Lille? Nuk është e pamundur,” tha Letang për L’Equipe Soir.

“Unë do të shkoj në Spanjë nëse është e nevojshme. Mund të duket e pamundur. Natyrisht, Hazard është një lojtar i jashtëzakonshëm me shumë cilësi. Tani për tani, ai është një lojtar i Real Madridit dhe ka një kontratë me atë klub.”

Hazard u largua nga Lille në vitin 2012 për t’u bashkuar me Chelsean, ku ai lulëzoi përpara se të transferohej në Real Madrid për të cilin ka luajtur vetëm 55 ndeshje në dy sezone e gjysmë.

Me Vinicius Junior që është në formë të shkëlqyer deri më tani këtë sezon, Hazard ka startuar në vetëm katër ndeshje të La Liga Santander dhe një largim i mundshëm në janar nuk është përjashtuar nga klubi.

Lojtari belg ka luajtur 400 minuta futboll këtë sezon dhe doli në fushë për vetëm shtatë minuta në katër ndeshjet e fundit të Real Madrid./ h.ll/albeu.com


Shtuar 17.12.2021 08:26