Dhunoi dhe kanosi policinë, arrestohet 44-vjeçari në Divjakë

Policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar në Divjakë pasi ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur për jetën punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.

Njoftimi i policisë:

Divjakë/Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe i kanosi për jetën, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari.

Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Gj., 44 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur për jetën punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 4.11.2021 15:26