Policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar në Divjakë pasi ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur për jetën punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.
Njoftimi i policisë:
Divjakë/Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe i kanosi për jetën, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari.
Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Gj., 44 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur për jetën punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com