Javë më parë pronari i një hoteli në ishullin e njohur grek Mikonos, u dhunua barbarisht nga një 31-vjeçar shqiptar, i cili kishte qëllim për ta grabitur.
Më pas autori ëstë larguar me një makinë ku e priste një 32-vjeçar.
Policia greke ka njoftuar sot se ka rënë në pranga 32-vjeçari, i cili rezulton me origjinë shqiptare, e po ashtu një emër i njohur për autoritetet në Greqi.
Ai i ka mohuar akuzat në polici, ndërsa mediat greke raportojnë se nga hetimet u gjet dhe u sekuestrua makina me të cilën largoi autorin 31-vjeçarari pasi dhunoi biznesmenin.
Tashmë hetimet vijojnë dhe policia po punon për arrestimin e 32-vjeçarit./albeu.com